Rreth Nesh

96258277Hotel ALPIN I cili prej vitesh është në shërbim të pushimeve tuaja perfekte ju ofron një pamje të mrekullueshme të natyres së pasur veriore,ju ofron një komoditet ,mikpritje dhe nje kuzhinë të pasur tradicionale .

Hoteli perfshihet në mjedisin natyror te Fshatit Dardhë ne rrethin e Pukës ku ka vende të mrekullueshme të pastra e të pa prekura, larg zhurmës së qyteteve, ndotjeve industriale dhe urbane, larg punës së lodhshme të perditshme e monotone .Me ne do të kaloni pushime perfekte me familjen dhe miqtë tuaj në cdo kohë pasi hoteli ju ofron shërbime në cdo stinë të vitit.

Gjithashtu ne ofrojmë një gamë të gjerë gatimesh tradicionale dhe të huaja te gjitha te ofruara me një sherbim te shpejtë dhe profesional.Hoteli ynë është kthyer në një pikë qëndrimi për vizitorë të huaj dhe vendas.Natyra e qetë dhe zona e mbushur me pisha të krijon përshtypjen e një relaksi te rrallë dhe te pararitshëm në një vend tjetër.